Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani: Përgjatë punës sime, çështja e të pagjeturve do të jetë përkushtim...

Osmani: Përgjatë punës sime, çështja e të pagjeturve do të jetë përkushtim i pandalshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka nderuar kujtimin e personaliteteve që qëndrojnë në themelet e shtetit tonë.

Osmani ka vizituar varrin e presidentit Ibrahim Rugova, ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, duke nderuar në kujtim Adem Jasharin.

“Sot nderova kujtimin edhe për të pagjeturit. Janë mbi 1600 persona për të cilët ende nuk dihet asgjë. Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është kujtimi ynë dhe malli i çdoditshëm i familjarëve për të cilët liria do të ketë kuptim, kur për më të dashurit e tyre do ta kenë një adresë e mbi të gjitha kur do të ketë drejtësi. Ata janë pengu jonë, janë testamenti i luftës, janë paqja e papërfunduar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në fotografitë e bashkangjitura, Osmani ka kujtuar edhe gratë e dhunuara gjatë luftës, ku thotë se Kosova numëron afro 20  mijë gra të dhunuara nga regjimi gjenocidal serb.

“Kosova numëron afro 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës nga regjimi gjenocidal serb. Te memoriali “Heroinat”, sot nderova kujtimin për secilën nga to. Njëzetë mijë plagë të hapura, njëzetë mijë heroina për të cilat drejtësia asnjëherë nuk u vu në vend. Kryesit e krimeve monstruoze duhet të dënohen, shteti i Kosovës duhet t’i ofroj heroinave drejtësi, përkrahje, e jetë me dinjitet”, shtoi Osmani.

Ajo krejt në fund tha se “Përgjatë punës sime, çështja e të pagjeturve do të jetë përkushtim i pandalshëm, sikurse edhe kujtimi i përhershëm për ta”.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP?fref=nf

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments