Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani për Masakrën e Studimes: Dëshmi se Serbia ishte agresori dhe Kosova...

Osmani për Masakrën e Studimes: Dëshmi se Serbia ishte agresori dhe Kosova viktima

Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës së Vushtrrisë.

Në akademinë përkujtimore nën patronatin e kryetarit Ferit Idrizi, foli edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani tha se si komb dhe si shtet ende duhet të përballemi me plagë të hapura dhe të pashërueshme.

Ajo theksoi se historitë e masakrave janë dëshmi e fuqishme Kosova ishte viktima dhe jo agresori.

“Serbia shoviniste ishte agresori, se Serbia kreu krimet, ndërkaq Kosova mbronte vetveten”, tha Osmani.

E para e vendit shtoi se kjo e vërtetë do të mbrohet kurdo dhe kudo.

“Ngase lufta jone çlirimtare ishte luftë për liri, për mbrojtjen e të drejtës së dinjitetit tonë, për mbrojtjen e shtëpisë sonë njësoj sikur bëri secili dëshmor, hero, secili luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari”, tha theksoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments