Wednesday, April 24, 2024
HomeSportOrgesa Gola-shpresa e K H Shqiponja dhe e hendbollit të Kosovës

Orgesa Gola-shpresa e K H Shqiponja dhe e hendbollit të Kosovës

Orgesa Gola nga Gjakova,është një hendbolliste premtuese për të ardhmen e hendbollit të Kosovës,që luan në KH Shqiponja.

Ajo hendbollin e ka pasion.

Tërë kohën ja kushton duke ushtruar e punuar për hendbollin.

Para 4 ditësh ajo mbushi 16 vite.

Në vitin 2022 Orgesa arriti suksese shumë të mëdha,ku me ekipin e pionerëve zuri vendin e parë dhe u bë pjesë e reprezentacionit U17,ku morën pjesë në garat Mediterane në Mal të zi.

Këtë muaj mbrojti ngjyrat e Reprezentacionit U17,ku përsëri luajti në garant Mediterane në Greqi.

Vitin që lamë pas Orgesa ishte qendra më e mirë si për pionere edhe për ekipin.

Para 4 ditësh ajo u shpall në Gjakovë si Lauratja e vitit , dhe morri cmimin e klubit.

Kryetari i Klubit Skender Alijaj tha se ajo mbron ngjyrat e Shqiponjës në 3 fronte,për pionere kadete e seniore sipas nevojës të trajnerit e kryesisë.

Ëndrra e Orgesës është që një ditë të fitoj titullin e kampionit të Kosovës,dhe njëherit të vesh petkun e reprezentacionit A.

Orgesa është emër që premton shumë!

 

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments