Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaOpozita qesh e bërtet teksa flet Besnik Bislimi

Opozita qesh e bërtet teksa flet Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i ka quajtur manipulime deklaratat e deputetëve të opozitës se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është e dëmshme.

Teksa komentonte deklaratat e disa deputetëve të opozitës, këta të fundit e deputetë tjerë filluan të qeshnin e bërtisnin.

Të qeshura u dëgjuan gjatë gjithë kohës kur ai fliste.

Bislimi deklaroi se për vendimin e marrë për reciprocitet me Serbinë, e kishin njoftuar opozitën e bashkësinë ndërkombëtare.

Ndërsa, tha se marrëveshja e arritur në Bruksel nuk është e dëmshme për vendin.

“Tre diskutantë u morën më intensivisht me marrëveshjen dhe secili prej tyre përhapi të pavërteta dhe shpifje rreth saj. Po filloj me diskutantin e parë i cili tha se vendimi për reciprocitetin i datës 20 shtator ishte i pakonsultuar as me opozitën as me bashkësinë ndërkombëtare. Ky vendim i është komunikuar si bashkësisë ndërkombëtare ashtu si edhe opinionit vendor që në datën 9 shtator 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij. Dhe unë deri më sot nuk e kam ditur se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar të PDK’së para se të merr ndonjë vendim operativ”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, marrëveshja që u arrit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është cilësuar  nga opozita edhe më e dëmshme se marrëveshja për Zajednicën, për bisedimet për ndarjen e Kosovës e marrëveshje tjera.

Bislimi shtoi se kjo marrëveshje është krejtësisht ndryshe prej tjerave.

“Kjo marrëveshje u cilësua edhe më e dëmshme se marrëveshja për Zajednicën, më e dëmshme se marrëveshja për energjinë, më e dëmshme se marrëveshja për drejtësinë, më e dëmshme se bisedimet për ndarjen e Kosovës. Një e vërtetë e madhe është në këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje është krejt ndryshe prej marrëveshjeve paraprake. Ata të cilët marrëveshjet paraprake i shohin sit ë mira, nuk kanë se si ta shohin këtë marrëveshje sit ë keqe. Një e pavërtetë tjetër që u tha nga personi që detyrë shtëpie e ka që të shpërndaj të pavërteta tha se ju merrni 5 euro për vendosjen  stikersa. Gënjeshtër e kulluar, këto stikersa janë pa pagesë dhe këtë e keni ditur”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments