Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeKosovaNZZ për KiE: Perëndimi e ka humbur besimin te Kosova, Kurti lëviz...

NZZ për KiE: Perëndimi e ka humbur besimin te Kosova, Kurti lëviz vetëm nën presion të madh

Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” ka shkruar për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpresat e mëdha të kosovarëve që Kosova do të ishte anëtarja më e re në këtë organizatë.

Megjithatë siç raporton NZZ, qytetarët e Kosovës më kot kanë shpresuar se së shpejti do të ndodhte një gjë e tillë, meqë aleatët perëndimor të Kosovës duan që fillimisht të shohin punën paraprake. Sipas NZZ, një qëndrim i tillë i aleatëve është “tregues i humbjes së besimit ndaj Kosovës”.

“Në Prishtinë njerëzit më kot shpresonin se së shpejti do të anëtarësoheshin në Këshillin e Evropës. Aleatët perëndimorë duan të shohin fillimisht punën paraprake. Kjo është tregues i humbjes së besimit ndaj Kosovës”, shkruan Neue Zurcher Zeitung.

NZZ në këtë artikull përmend kushtin fillestar të aleatëve që Kosova të zbatonte vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit dhe pastaj kushtëzimin e bërë nga Gjermania, Franca e Italia që Kosova të bëjë hapa të prekshëm drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

E gjithë kjo, sipas NZZ, është një tregues se Perëndimi e ka humbur besimin tek Kosova dhe se ministritë e jashtme të këtyre vendeve janë të bindura se kryeministri Albin Kurti lëviz vetëm nën presion të madh.

“Episodi është tregues i humbjes së besimit të Perëndimit në Prishtinë. Ministritë e Jashtme janë të bindura se Albin Kurti lëviz vetëm nën presion të madh. Asociacioni i komunave në fakt nuk ka lidhje me Këshillin e Evropës, por është objekt i negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Perëndimi definitivisht dëshiron të bëjë përparim atje”, shkruan gazeta zvicerane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments