Thursday, April 25, 2024
HomeTjeraKulturaNuk kursehet ndaj politikanëve, aktori Petrovci i quan të pamoralshëm

Nuk kursehet ndaj politikanëve, aktori Petrovci i quan të pamoralshëm

Aktori i njohur, Enver Petrovci, ishte sot i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”. Ai së fundmi u nderu me çmimin për vepër jetësore nga ministria e Kulturës, mirëpo pos kësaj, ka folur edhe për skenën politike dhe politikanët tanë.

Në këtë pjesë, Petrovci ishte tejet i ashpër duke thënë se shumica e politikanëve të ardhur pas lufte janë të tmerrshëm dhe pa moral. “Duhet me hi në lojë me ta për të mbijetuar. Ata nuk duhet të jenë shembull, po ndikojnë keq te fëmijët tanë, janë të pavlefshëm”, ka thënë pos tjerash ai teksa ka shtuar se nuk mohon se janë disa politikanë që i vlerëson por që ka frikën se edhe ata, siç u shpreh, do të prishen.

Për më shumë, mund ta ndiqni bisedën më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments