Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosova“Nuk guxojnë ta shkarkojnë Nagipin”/ Tahiri: Ai njeri e ka lidhur duar...

“Nuk guxojnë ta shkarkojnë Nagipin”/ Tahiri: Ai njeri e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë të mërkurën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk mund ta shkarkojnë Nagip Krasniqin”.

”Ai njeri ka ldhur dyar e këmbë me Albin Kurtin“, ka thënë Tahrii në Pressing të T7.

Sipas Tahiri, kryeministri është përpjekur që ta nxjerr Krasniqin si të pafajshëm, pas arrestimit të tij.

”Nagip Krasniqi është i pezullun. Ai është njeriu që me gjasë e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin, sepse përndryshe si nuk mundet me shkarku bordi që e ka emëruar Qeveria një person që është në paraburgim”, ka thënë Tahiri.

Deputeti opozitar ka thënë se e ka intervistuar në komision Nagip Krasniqin, të cilin e përshkruan si një njeri shumë të rëndësishëm, që sipas Tahirit nuk i kanë interesuar as vërejtjet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

”Ai njihet për një person shumë i pushtetshëm. Ke marrë një vërejtje nga ZRrE që nuk bën me tregu rrymë me kompaninë HCE, sepse nuk është e licencuar në Kosovë, pse e ke bërë një gjë të tillë. Tha nuk më intereson mua për ta”, ka deklaruar Tahiri.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments