Thursday, March 28, 2024
HomeTjeraKuzhinaNjë rolatë mishi që nuk e keni provuar kurrë më parë!

Një rolatë mishi që nuk e keni provuar kurrë më parë!

Përgatiteni një ditë më parë dhe e piqni kur ju të doni

Përbërësit:

– 700 g mish të grirë, sipas dëshirës,
– gjysma e tulit të bukës bajat,
– 1 vezë e plotë,
– 1 lugë gjelle erëz të thatë,
– 1/2 lugë çaji piper.

Për mbushje:

– 250 g djathë të grirë,
– 200 g mish të tymosur.

Përgatitja:

Mishit të grirë i shtoni tulin e thërrmuar të bukës bajat, vezën, erëzën e thatë dhe piperin dhe i ngjishni gjithçka mirë me dorë.

Prisni një copë folie alumini dhe lyejeni me vaj.

Vendosni të gjithë mishin dhe me duar formoni një drejtkëndësh në folie, afërsisht 30 x 25 cm. Nuk duhet të jetë shumë i hollë për t’u mbështjellë mirë dhe nuk duhet të hollohet shumë sepse do të shpërthejë.

Mbi mishin e grirë vendosni mishin e tymosur dhe në mes vendosni djathin.

Mbështilleni me folie dhe shtoni 100 ml ujë në tepsi. Ngroheni furrën në 200 gradë dhe piqeni për 45 minuta.

Pas 45 minutash, hiqni folien dhe piqni edhe për 30 minuta të tjera, derisa të formohet korja.

Ftoheni rolatën e mishit dhe më pas e prisni. Ju bëftë mirë!

Ju bëftë mirë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments