Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hyper Sting është një koncept i ri për aeroplanët e ardhshëm komercial supersonikë që do të udhëtojnë me 4000 km/h.

Kjo është pothuajse dyfishi i Concorde, i cili bëri fluturimin e tij të parë gati dy dekada më parë.

Dhe projektuesi spanjoll Oscar Viñals thotë se 170 pasagjerë do të mund të shijojnë udhëtimin me mbi tre herë shpejtësinë e zërit.

Me rreth 100 metra gjatësi, Hyper Sting do të ishte mbi 30 metra më i gjatë se Concorde dhe do të kishte një hapje më të gjerë krahësh prej 51 metrash krahasuar me 26 të Concorde.

“Një epokë e re e fluturimit supersonik mund të jetë afër qoshes, por ka sfida për të kapërcyer kur bëhet fjalë për të fluturuar më shpejt se shpejtësia e zërit”.

Projektuesi i Barcelonës beson se koncepti i tij është i realizueshëm, por do të kishte nevojë për përparime në teknologji.