Friday, April 26, 2024
HomeTop LajmetNgjarjet kryesore të ditës së sotme

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me planin legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe prioritetet e saj. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2021, si dhe raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP – me material shtesë.(Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020 dhe listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00)

Mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV). (Hotel “Emerald”, salla “Stauss”, ora 11:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë takim me drejtorin e Agjencisë për shërbimin e navigimit ajror, ndërkaq pas një pauze takimi me dy drejtorët, Drejtorin e agjencisë (ASHNA) dhe Drejtorin e AAC (rreth orës 14,00). (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft- planin e Punës së Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Promovohet libri ‘’Vargu I bardhë’’ grup autorësh të verbër. (Objekti i kafiterisë ‘’Kult Plus’’, ora 14:30)

Kryetari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi takohet me nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevci. (Ora 16:00, pas takimit sindikata mban konferencë për shtyp para Kuvendit te Kosovës)

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës organizon “event pakënaqësie” ndaj masave antiCOVID-19. (Sheshi “Skënderbe”, para objektit të Qeverisë së Kosovës Prishtinë, ora 18:00).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments