Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës.
Një person mbeti i vrarë, vetëm pak ditë pas tragjedisë ku u privuan nga jeta motër e vëlla.
Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.
Nga policia në Gjilan kanë bërë të ditur se i dyshuari ende nuk është arrestuar.
Valon Osmani nga Policia e Gjilanit ka konfirmuar për Sinjali se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më 11 tetor, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një 29-vjeçar.
I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa sipas konfirmimit të fundit të Policisë për Sinjalin, ai ende nuk është arrestuar.

