Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar nga Qeveria në Kuvend, duke hyrë brenda për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media para objektit të Qeverisë, paralajmëroi se edhe sot do të jenë në Kuvend për të kërkuar vazhdimin e seancës.
Çitaku ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të rikthehen në Kuvend dhe do ta përsërisin kërkesën zyrtare për thirrjen e seancës për ditën e nesërme.
“Sot po ashtu ju njoftoj se do të jem sërish në Kuvendin e Kosovës. Do ta përsërisim kërkesën formale zyrtare për thirrjen e seancës nesër, sikurse do të kemi edhe aktivitete të tjera”, ka deklaruar Çitaku.

