Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaNëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Me datën 08.08.2021 në orën 01:40 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar rast – – Lëndim i lehtë trupor [Therje me thikë]. Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime të përshpejtuara për identifikimin e të dyshuar, mirëpo deri më tani nuk ka arrit të identifikoj personin e dyshuar i cili është kryerës i kësaj vepre. Andaj më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë. Personi i dyshuar sipas informatave është i moshës rreth 18 – 25 vjeçar dhe jeton dikund në një shtete perëndimor. Lidhur me rast hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë arritur të sigurojnë një foto të personit të dyshuar”, njofton policia.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që e njeh dhe ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografin e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës në Gjakovë apo stacionin më afërt policor.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments