Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaNëntë pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive

Nëntë pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive tash e sa kohë situata është normalizuar.

 

Në këtë hapësirë spitalore më nuk dominojnë pacientët e prekur me COVID-19.

Tashmë vetëm dy reparte të kësaj klinike po dedikohen për të hospitalizuarit e infektuar me virus.

Aktualisht këtu po trajtohen nëntë të prekur.

Derisa për personelit shëndetësorë kjo situate kaq e qetë nuk ka qenë që nga fillimi i pandemisë.

Infektologët tregojnë se rastet e  fundit janë më të lehta, dhe për stafin puna është bërë me e kollajshme.

E, meqë pacientët me COVID-19 janë të pakët,  atëherë dy katet  e poshtme të kësaj klinike iu janë rikthyer shërbimeve jo-COVID.

ShSKUK njofton se kohëve të fundit trajtim po marrin më shumë pacientët post-COVID se sa COVID.

Më shumë nga
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments