Monday, June 22, 2026
HomeLajmeKosovaNënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën sot dhe nesër.

Lajmin e ka konfirmuar faqja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, ku është bërë e ditur se Lacroix do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, partnerë të shoqërisë civile dhe kolegë të tij nga UNMIK-u.

Ai gjithashtu do të vizitojë vendet e projekteve të mbështetura nga OKB-ja.

“Diskutimet do të përqendrohen në ruajtjen e paqes së Kombeve të Bashkuara, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e vizitës së tij rajonale”, thuhet në njoftim.

 

Rrëqebulli i Ballkanit kapet live në bjeshkët e Kosovës (Pamje)

Advertisemen
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments