Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaNëna e foshnja u mbajtën mbyllur tri ditë në një shtëpi në...

Nëna e foshnja u mbajtën mbyllur tri ditë në një shtëpi në Pejë, ja çfarë ndodhi

Një grua dhe fëmija i saj 8 muajsh, dyshohet se u mbajtën të mbyllura kundërligjshëm në një shtëpi në Pejë.

Ajo, sipas policisë, nuk u la të dalë nga këtu tri ditë ndërsa me vete kishte edhe foshnjën.

Në fakt, 23 vjeçares, sipas forcave të rendit, i ishte kufizuar liria e lëvizjes për një deri në dy muaj.

Gruaja e komunitetit rom ia arriti, megjithatë, të ikë dhe ta lajmërojë rastin në polici.

Viktimat u dërguan për tretman mjekësor dhe më pas u liruan të shkojnë të familja e nënës, në fshatin Kovragë të Istogut.

Klani shkoi këtu por nuk takoi kurrkënd.

I dyshuari për veprën që u klasifikua si “Privim i Kundërligjshëm i Lirisë”, është i njohur për organet e rendit, që në shtëpinë e tij gjetën dy fishekë dhe një mjet i cili dyshohet se shërbente për bluarje të substancave narkotike.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria.

YouTube player
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments