Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaNë Tiranë për procesin e Berlinit do të jenë edhe Macron e...

Në Tiranë për procesin e Berlinit do të jenë edhe Macron e Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se janë duke bërë përgatitjet e fundit për Samitin e Procesit të Berlinit, më 16 tetor e që mbahet në Tiranë, hera parë në një vend jo anëtare e BE-së.

Rama ka thënë përveç 6 kryeministrave të vendeve të rajonit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Francës, kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian dhe disa kryeministra të vendeve të BE-së.

“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, ka shkruar Rama.

Pjesëmarrjen e Kurtit në këtë samit muaj më parë e kishte konfirmuar Qeveria e Kosovës

Ai edhe të hënën në një tryezë të organizaur në Prishtinë për Samitin e Berlinit tha se mirëpret takimin e radhës në Tiranë. /teve1.info/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments