Friday, March 29, 2024
HomeTop LajmetNë mesin e viktimave të shtypjes në Izrael ka edhe amerikanë

Në mesin e viktimave të shtypjes në Izrael ka edhe amerikanë

Një numër i qytetarëve të ShBA-së janë në mesin e të vdekurve dhe të lënduarve në tollovinë e shkaktuar gjatë një ceremonie fetare në Izrael, tha të shtunën një zëdhënës i ambasadës amerikane në këtë shtet.

“Mund të konfirmojmë se disa qytetarë të ShBA-së janë në mesin e viktimave”, tha zëdhënësi i ambasadës, duke iu referuar fatkeqësisë që ndodhi në natën mes së enjtes dhe të premtes, shkruan Reuters.

“Ambasada e ShBA-së është duke punuar me autoritetet lokale për të vërtetuar nëse ka qytetarë tjerë amerikanë të prekur nga ky rast dhe është duke e ofruar tërë përkrahjen e mundshme konsullore për qytetarët e prekur amerikanë dhe për të dashurit e tyre. Për shkak të respektit ndaj familjeve në këtë periudhë të vështirë, ne nuk kemi komente tjera”, shtoi ai.

Të paktën 45 persona u shtypën për vdekje në një festival fetar me plot njerëz e pa distancë në Izrael. Përplasja mes pjesëmarrësve në festival ndodhi, pasi mijëra çifutë u grumbulluan për festivalin vjetor fetar, “Lag B’Omer”, gjatë të cilit bëhen lutje gjatë tërë natës dhe këndohen këngë mistike e vallëzohet.

Dëshmitarët thanë se njerëzit mbetën pa frymë ose u shtypën nga njëri-tjetri në një vendkalim të ngushtë. Disa madje nuk u vërejtën fare, derisa sistemi lëshoi një thirrje për shpërndarje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments