Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaNdryshimi i Kodit Penal që ua lidh duart mjekëve e kirurgëve

Ndryshimi i Kodit Penal që ua lidh duart mjekëve e kirurgëve

Oda e mjekëve të Kosovës më 20 prill të këtij viti ka lëshuar një qarkore për të gjithë menaxherët e institucioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës në të cilën vihet në spikamë ndryshimi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës që ka ndodhur në vitin 2019, më konkretisht tek pjesa e veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Siç thuhet në qarkoren e lëshuar nga Oda e Mjekëve, para ndryshimit të Kodit Penal, një vepër e tillë penale mund të kryhej vetëm qëllimisht, derisa me ndryshimet e bëra në vitin 2019, vepra e “trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor” mund të kryhet edhe si rezultat i pakujdesisë.

Kodi Penal , Neni 254

Në qarkoren e lëshuar, OMK shpreh edhe shqetësimin se si Qeveria e Kosovës e as Kuvendi s’i ka kontaktuar fare as gjatë procesit të draftimit të ndryshimeve të Kodit Penal, e as me rastin e miratimit të këtij Kodi, i cili Kod ka zgjeruar përgjegjësinë penale të mjekëve.

Qarkorja e OMK-së

Lidhur me këtë ndryshim të Kodit Penal dhe rreth impaktit që ky ndryshim ka pasur në punën e mjekëve, sidomos kirurgëve, Gazeta Express ka biseduar me Ferat Sallahun- shef i Klinikës së Kirurgjisë dhe Nazmi Kolgecin- drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

Mjeku Ferat Sallahu i cili drejton Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare  thotë se është mirë që të rritet përgjegjësia e kujdesi, megjithatë thotë se një ndryshim i tillë në një formë të tillë e ndryshimit të Kodit Penal iu shkakton telashe.

Shefi i Klinikës së Kirurgjisë thotë se asnjë mjek nuk bën asgjë me qëllim për ta dëmtuar pacientin.

“Kurrkush nuk hin me paragjykim që me lëndu dikënd. Logjika e kirurgut është që me dhënë ndihmë e me shpëtu, me dhënë në mënyrën më të mirë profesionale, sepse komprometimi mjafton para kolegëve dhe ajo ndjenja para familjarëve. Mirëpo me këto ndryshime neve vetëm sa po na e shtrëngojnë konopin”, ka thënë Sallahu për Express.

“Nuk e ka ndryshu shumë punën…Sigurisht që kjo na krijon telashe. Është mirë që të ngritët përgjegjësia, është mirë me pas kujdes, por kjo formë… ne duhet me qenë vigjilent më sy hapur, me mendu më mirë, por asnjë gjë nuk bëhet qëllimisht me e dëmtu pacientin”, ka shtuar ai tutje

Ai tutje ka thënë se një temë të tillë e kanë trajtuar në takimin e fundit që e kanë pasur, derisa pritet ta diskutojnë edhe në takimin e radhës me Shoqatën e Kirurgëve.

“Po kemi lypë në takimin e fundit e kemi pasë, tash ka mbet me bisedu edhe me shoqatë e kirurgëve brenda javës”, ka thënë Sallahu i pyetur nëse kanë ngritur si shqetësim apo nëse kanë kërkuar edhe të ndërrohet ajo pjesë e Kodit Penal.

Edhe Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Dr.Nazmi Kolgeci, konsideron se ndryshimi i Kodit Penal është veprim i pamenduar mirë dhe i pastudiuar si duhet.

“Është e pamenduar mirë, e pa studiuar si duhet. Kjo është me e kalu shkallën e tretë pa e kalu të dytën qysh duhet. Kjo është diçka, spo di as vetë”, ka thënë Kolgeci për Express.

Ai thotë për kirurgun të gjithë pacientët janë të njejtë, dhe se nuk ka ndonjë mjek që vepron apo që mendon t’i bëj keq ndonjë pacienti.

“Kirurgu gjithmonë punon si me qenë familjar i vet. Pacienti është pacienti. Secili pacient është i njejtë, secili e ka gjakun e kuq. Nuk besoj që ka ndonjë mjek që vepron apo që në mendjen e vet mendon me i bo keq ndonjë pacienti”, ka shtuar ai për Express.

“Duhet me u marrë profesionistët, përveç juristët, duhet me qenë edhe kirurgët, me e marrë mendimin e kirurgut. Me kallxu çka mundët me ndodhë, çka s’mundet me ndodhë. Nëse ti e shkakton një dëm pa dëshirë, dhe veprimi, që shkruan në libër që është e mundur me bo dhe ajo ka ndodh, e ti dënohesh, atëherë qysh i lihen duart e lira kirurgut me vepru. Çdo veprim që e kemi, edhe veprim që s’e bon ti dënohesh, edhe për atë që e bon t’i dënohesh. Qysh është ajo shprehja popullore, hyp se të vrava, zhdryp se të vrava. Kirurgu nëse se ka guximin me vepru është i pa duar.”, ka thënë Kolgeci për Gazetën Express.

Tutje ai thotë se shumë mirë do të ishte që të përmirësoheshin kushtet e punëve dhe kualiteti i shërbimeve që jepen në Qendrën Klinike Universitare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments