Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaNdalet qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinjë, QKMK: Na thanë se...

Ndalet qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinjë, QKMK: Na thanë se s’po funksionon sistemi i Doganës serbe

Në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjq kamionët me mallra janë bllokuar dhe qarkullimi është ndalur.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi në Facebook se sistemi i Doganës serbe s’po funksionon.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftimin e QKMK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments