Thursday, April 18, 2024
HomeSportNapoli konfirmon dëmtimin e Manolas, në mbrojtje do të luajë Rrahmani

Napoli konfirmon dëmtimin e Manolas, në mbrojtje do të luajë Rrahmani

Napoli ka konfirmuar se Kostas Manolas do të humbasë ndeshjen kundër Torinos për shkak të ndrydhjes së kyçit të këmbës, ndërsa Amir Rrahmani pritet të startojë.

Luciano Spalletti do të duhet të luajë pa qendërmbrojtësin grek kundër Torinos, pasi klubi ka konfirmuar sot lëndimin në kyçin e këmbës.

Por trajneri italian nuk ka se çfarë të shqetësohet, pasi që në krahë të Kalidou Koulibayt do të luajë Amir Rrahmani që po kalon një formë shumë mirë.

Sa i përket Koulibaly, ai është kthyer sot pas detyrës ndërkombëtare me Senegalin dhe duhet të jetë në dispozicion të Spalletti këtë fundjavë.

Napoli ka fituar shtatë ndeshjet e para në sezonin 2021-22 dhe ka dy pikë më shumë se Milani në vendin e dytë në Serie A.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments