Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaNagavci thotë se në situatën aktuale ku gjendet vendi, testimi i mësuesve...

Nagavci thotë se në situatën aktuale ku gjendet vendi, testimi i mësuesve s’është askund në horizont

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas debatit nëse mësimdhënësit duhet t’u nënshtrohen testeve vlerësuese.

Nagavci ka shkruar se në situatën me pandeminë debati për testim të mësimdhënësve është artificial dhe i pabazë.

“Në situatë të pandemisë përkushtimi kryesor i joni vazhdon të jetë sigurimi i shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollë. Prioritet i përditshëm i Qeverisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie. Në këto rrethana, kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë poashtu se vlerësimi duhet të nxis për përmirësim dhe assesi të perceptohet si kërcënues.

“Vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente. Vlerësimi duhet të nxis për përmirësim, bashkëpunim dhe përkrahje, dhe assesi të perceptohet si kërcënues. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është interes dhe i vet mësimdhënësve”, ka shkruar Nagavci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments