Nafije Lubishtani-Behluli

0
618

Në njëmujorin e vdekjes së Nënës sonë të dashur

Nafije Lubishtani-Behluli

(1949 – 4.07.2021)

(Nga Sllatina e Ulët- Viti)

Sot më  4 Gusht 2021  me dhembje në shpirt dhe dashuri  në zemër, të përkujtojmë në njëmujorin e ndarjës nga ne Nana jonë e dashur dhe e paharruar.

”Nanë, e shtrenjta Nanë, pa Ty eshtë i ftoft edhe Korriku por edhe Gushti për herë të parë, ti i jepje çdo stine ngrohtësi, ti që më bëje të qesh e të qaj, ndonjëherë më nervozoje, por prap të doja pa masë aq shumë sa që me fjalë nuk mundem ta përshkruaj.

Ah ketë gurbet e mallkoj qe na ndau e që nuk i jetuam ditët e fundit së bashku ,
sa shumë kam mallë dhe do të doja të perqafoja pa masë deri në pafundësi vetem unë dhe ti.

Nanë e shtrenjta Nanë, ti Pusho e qetë në ameshim ndërsa unë do të kujtoj me mallë deri në frymën e fundit të jetës. Të deshta,të dua dhe do të dua pergjithmonë!

-Nuk di nga t’ia filloj, Fjalët janë të kota , s’gjej dot tekst ta përshkruj ndjesinë që e kam mbrenda shpirtit, por ja që e tillë qenka jeta dhe na ndau nga Ti (gjigje, Nanë)

Nuk mund të besojë ende që u bënë 1 muaj pa Ty , Koha po kalon, jeta duhet të vazhdoj edhe pse pa ty vështirë, por fatkeqësisht realiteti eshtë i tillë dhe  nuk mund të ndryshohet..

I vështirë ishte çasti kur hyra në Kosovë e që personi i parë që më ra ndër mend ta njoftoj që hyra në kufi, ishe Ti, por për një moment mu kujtua që Ti më nuk je fizikisht  në mesin tonë…Por le gjurmë në jetët tona, që kah të shkojmë e ku të jemi në shtëpitë tona , Ti je aty dhe do të jesh  aty e  pazëvendësueshme.

Të kujtojmë me mallë : Vajzat Luljeta , Majlinda si dhe djemtë Bashkimi , Arlindi,nga Sllatina e Ulët e Vitisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ty Gjigje- Nanë.