Wednesday, November 6, 2024
HomeTop LajmetMytaher Haskuka e pranon se vajza e axhës së tij është e...

Mytaher Haskuka e pranon se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka pranuar se një familjare e tij është e punësuar në komunën që ai udhëheq. Bëhet fjalë për vajzën e axhës së tij.

Haskuka është munduar ta arsyetojë punësimin e saj, duke thënë se kjo është e mundur edhe statistikisht.

“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë Haskuka në 038 të KTV.

Ndryshe, partia e Haskukës, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë e tjera që kanë qenë në pushtet se kanë bërë punësime në baza familjare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments