Thursday, April 15, 2021
HomeLajmeKosovaMushkolaj i drejtohet VV’së: Kthejeni mandatin që e vodhët nga PDK, kështu...

Mushkolaj i drejtohet VV’së: Kthejeni mandatin që e vodhët nga PDK, kështu kërkonit nga PSD’ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është përplasur me analistin Imer Mushkolaj rreth ‘pazareve’ për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente.

Mushkolaj i ka thënë Abrashit se deputetja e PDK-së, e cila ka kaluar në Vetëvendosje në ditën e zgjedhjes së Presidentes, Adelina Grainca, duhet ta kthejë ‘mandatin e vjedhur’.

”Ju vetë e keni kërkuar një gjë të tillë prej deputetëve që kanë lëvizur, njëjtë keni vepruar edhe kur janë larguar deputetët e PSD-së, ju keni thënë që duhet ta kthejnë mandatin e vjedhur që e kanë fituar nga ju, edhe Shpend Ahmetit ia keni kërkuar kthimin e mandatit. E njejtë është edhe kjo situatë, Adelina Grainca e ka vjedhur mandatin nga Partia Demokratike e Kosovës”, i ka thënë Mushkolaj-Abrashit në RTV Dukagjini.

Në anën tjetër, Abrashi ka thënë se situata me Adelina Graincën ka qenë ndryshe nga ajo me PSD-në, teksa Mushkolaj i ka akuzuar VV-në për standarde të dyfishta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments