Friday, April 19, 2024
HomeSportMuriqi flet për rekordin e vendosur dhe zbulon të ardhmen me Lazion

Muriqi flet për rekordin e vendosur dhe zbulon të ardhmen me Lazion

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur për fitoren ndaj San Marinos dhe ka zbuluar të ardhmen me Lazion.

 

Muriqi shënoi të katër golat ndaj San Marinos, duke u bërë golashënuesi i parë në histori të Kosovës që shënon katër gola brenda një ndeshje.

Pas ndeshjes, Muriqi deklaroi se nuk e ka pritur këtë arritje dhe që synimi ishte t’i ndihmonte skuadrës.

“Nuk e parashikova këtë arritje, unë jam sulmues, mendoj t’i ndihmojë bashkëlojtarët. Është miqësore, duel jashtëzakonisht i mirë, sidomos për mua që jam jo në formë të mirë te Lazio”.

“Na është dashur fitorja, vijmë pas një seri rezultateve. Kemi mësuar se jemi mirë me topin, kemi lojtarë kualitet dhe krijuam shumë raste, fatkeqësisht morëm gol në minutat e fundit”.

I pyetur për të ardhmen, Muriqi tha se ka kontratë me Lazion.

“Faktikisht nuk është asgjë në dorën time, se Lazio ka investu dhe ata besoj që e dinë siç bëjnë. Nuk kam drejtë të flas për këtë muhabet, jam lojtar i Lazios kam edhe katër vite dhe do t’i mbahem kontratës.

Po ka kontratë, kur të nisin parapërgatitjet do jem në Romë”, u shpreh ai.

Muriqi thuhet se kërkohet nga Fenerbahce.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments