Thursday, May 16, 2024
HomeLajmeKosovaMurati publikon një grafikon për borxhin publik dhe thotë se Qeveria Kurti...

Murati publikon një grafikon për borxhin publik dhe thotë se Qeveria Kurti ka dallim enorm me qeveritë e kaluara

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike teksa ka folur për borxhin publik.

Ai ka publikuar një grafikon duke treguar se Qeveria e Kurtit qëndro më mirë sesa ajo e Hotit për sa i përket borxhit publik.

“Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera”, ka shkruar Murati në Facebook, të martën.

Ai ka thënë se “kanë dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments