Tuesday, April 16, 2024
HomeLajmeKosovaMungesa e ujit të pijshëm në Gjilan, a ka kaluar kriza për...

Mungesa e ujit të pijshëm në Gjilan, a ka kaluar kriza për banorët?

Qyteti i Gjilanit dhe rrethina me vite të tëra njihej për shqetësimin kryesor që ishte mungesa e ujit të pijshëm.

 

Kjo mungesë kishte filluar në vitin 2018-2019. Sipas kryeshefit ekzekutiv të “Hidromoravës” në Gjilan, Muhamed Sulliqi mungesa e ujit ka ndodhur si pasojë e reshjeve të pakta atmosferike, por ndryshe ka ndodhur këtë vit.

“Në këtë vit penda e Perlepnicës e ka mbërri kuotën dhe zonat urbane dhe rurale janë mbushje me ujë” thotë Suliqi.

Ai ka shtuar se “Mungesë të ujit mund të kemi vetëm nëse ndodh ndonjë̈ defekt në stacionet e pompimit apo dëmtimit të ndonjë̈ gypi transportues përndryshe ky vit do të ketë̈ furnizim me ujë̈ të rregullt”.

Ndërsa sipas drejtorit të shërbimeve publike, Naser Korça çështja e thartësirës është dërguar si Projekt propozimi për ndërtimin e një̈ pende në Komunën e Vitisë.

“Projekti është̈ në propozim me Ministritë e Ekonomisë, Qeverisë dhe Komunës se Gjilanit dhe nga Banka Botërore kemi përfituar si donacion 11 milionë euro por ende nuk kemi investim”, ka thënë̈ Korça.

Ndërkaq nga perspektiva e Drejtorit teknik “KRU Hidromorava” Mumin Morina ndërtimi i pendës në Viti do kishte karakter më të gjerë sepse do të furnizonte edhe Vitinë me ujë por dhe do të rregullonte problemin Morava , ku nuk do të kishte më vërshime.

“Me ndërrimin e gypave kryesorë dhe rezervarët shtesë në Kodrën e Dëshmorëve që kanë 50 vjet që janë të amortizuar dhe nuk kanë dimensione për të përçuar ujë do të ishte arritur plotësisht zgjidhja që Gjilani të mos ketë në vitet e ardhshme mungesa të ujit “, ka shtuar Morina.

Faik Syla banues në Gjilan tha se “Kjo komunë ka një numër të madh të banorëve dhe përkundër këtij numri janë bërë gati tre muaj që në nuk kemi problem me ndaljen e ujit”.

Ndërkaq, Trim Selimi gjithashtu qytetar nga Gjilani ka thënë se “Duhet te edukohemi për te mos shpenzuar kot ujin”

Mungesa e ujit të pijshëm nuk është̈ më problemi dhe shqetësimi i qytetareve dhe zona rurale te Gjilanit pasi që ata tani po kanë sasi te mjaftueshme te ujit.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments