Saturday, April 20, 2024
HomeBota“Mund t’ju vijmë papritur një natë”, Erdogan kërcënon hapur Greqinë

“Mund t’ju vijmë papritur një natë”, Erdogan kërcënon hapur Greqinë

Ka shumë muaj që Ankaraja akuzon Athinën për demilitarizimin e ishujve grekë të Egjeut , fakt që qeveria greke e kundërshton, por retorikat e orëve të fundit janë akoma më të fuqishme pasi presidenti turk Erdogan tashmë akuzon Greqinë se i ka pushtuar ato.

Ne nuk na intereson pushtimi juaj i ishujve. Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Siç themi gjithmonë: mund të vijmë papritur një natë”, tha Rexhep Tayyip Erdogan, Presidenti i Turqisë.

Duke folur në një tubim në Samsun Tayyp Erdogan u është drejtuar grekëve, duke i paralajmëruar se do ta paguajnë shtrenjtë nëse vazhdojnë të “shqetësojnë” avionët turq mbi Egje.

Hej Greqi, hidhi një sy historisë. Nëse shkoni më tej, do të paguani një çmim të rëndë. Ne kemi një fjalë për t’i thënë Greqisë: ‘Mos harroni Izmirin. Mos harroni Izmirin’”, tha presidenti turk.

Nga ana e saj ministria e Jashtme greke me një deklaratë mbrëmjen e së shtunës thekson se nuk do të ndjekë Turqinë në retorikat dhe kërcënimet e egra të përditshme dhe përtej çdo kufiri.

Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme dhe do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit“, thuhet në deklaratë.

Retorikat mes dy fqinjëve anëtarë të NATO-s janë të zakonshme dhe kanë oshilacionet e tyre, por prej vitit 2020 kur dy vendet erdhën pranë një incidenti të mundshëm ushtarak dhe deri tani janë tepër dinamike.

Përveç statusit të ishujve dhe hapësirës ajrore ,rivalët historikë, Turqia dhe Greqia kanë pasur vazhdimisht mosmarrëveshje edhe për kufijtë detarë , në kërkimet për hidrokarbure në Mesdhe, apo edhe për Qipron e ndarë etnikisht.Ndërkohë Turqia ka akuzuar para disa ditësh Athinën se sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të përdorura nga Greqia kishin shënjestruar avionët turq gjatë një fluturimi rutinë mbi Egje, ndërsa qeveria greke i ka kthyer akuzat Ankarasë duke thënë se çdo ditë e më tepër shkel me avionët e saj hapësirën ajrore greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments