Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeMuja për emërimin e një zëvendësministri të dënuar në Qeverinë Kurti: Nuk...

Muja për emërimin e një zëvendësministri të dënuar në Qeverinë Kurti: Nuk jam i informuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka hezituar të përgjigjet kur është pyetur për emërimin e Qazim Rrahmanit në postin e zëvendësministrit të Financave në Qeverinë Kurti. Rrahmani është person i dënuar për keqpërdorime me para të shteti.

Muja në Interaktiv të KTV-së iu shmang pyetjes, duke thënë se nuk ka detaje specifike, por garantoi se Qeveria Kurti do të jetë etike.

“Nuk e kam këtë informacion, nuk kam detaje specifike. Ndoshta në një rast tjetër do të kemi informacione. Nuk jam i sigurt nëse bëhet fjalë për Qazim Rrahmanin. Nuk jam i informuar. Plotësisht e kuptoj që votuesi kosovar është i traumatizuar nga këto raste, nuk është duke kërkuar vetëm engjuj, por edhe shenjtor. Iu garantojmë që kjo qeveri do të jetë etike”, deklaroi ai në Interaktiv të KTV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments