Saturday, May 18, 2024
HomeLajme“Mospajtime të mëdha dhe kritika mes vete” – a është vërtetë ky...

“Mospajtime të mëdha dhe kritika mes vete” – a është vërtetë ky raporti i Kurtit e Osmanit që s’e shohim?

Pas dy vjetëve heshtje dhe mbështetje publike të politikave të tij, Presidentja Osmani zbuloi se ka pasur edhe mospajtime mes saj dhe Kryeministrit Kurti për çështje të ndryshme, e në ndonjë rast ato kanë qenë “të mëdha”.

Duke ardhur nga dy krah të ndryshëm politikë dhe duke u ditur qëndrimet e tyre të mëhershme, dukej e çuditshme që Presidentja Vjosa Osmani, që nga dita kur është bashkuar me Albin Kurtin në koalicion, nuk e ka kundërshtuar publikisht në asnjë qëndrim të tij. Në disa raste kur i është kërkuar të reagonte ose të thoshte fjalën e saj, Osmani ka heshtur.

Por, pas dy vjetësh, në një intervistë në radio, Presidentja foli më shumë rreth raporteve me Kryeministrin, aty ku publiku nuk i sheh. Lajmi ishte që tha se ka sektorë ku “nuk pajtohen fare”.

“Ka sektorë në të cilët bashkëpunojmë më shumë, e në disa sektorë më pak. Ka sektorë ku pajtohemi çdo ditë, e sektorë ku nuk pajtohemi fare. Çka bëjmë është kjo; mospajtimet tona i diskutojmë duke e kuptu që të dyja palët e kemi qëllimin e mirë, që është jeta më e mirë e qytetarëve dhe gjejmë zgjidhje përpara”, ka Osmani.

Kombinimet President-Kryeministër nuk kanë qenë gjithnjë në të njëjtën linjë. Për shembull, në rastin kur President ka qenë Hashim Thaçi, e Kryeministër Ramush Haradinaj, ka pasur përplasje publike mes tyre. Po ashtu edhe në muajt kur Kurti dhe Thaçi bartnin këto dy pozita. Presidentja Osmani thotë se nuk ka garë mes dy institucioneve, përkatësisht mes saj dhe Kurtit.

“Nuk mendoj që këto garat institucionale, armiqësia mes institucioneve e ndihmon Kosovën. Përkundrazi, krijon një imazh të keq dhe pastaj çdo ditë në vend se të dëgjohet se si po kryhet një punë dëgjohet kjo tha ashtu, kjo ashtu”.

Ajo ka përmendur konkretisht Ligjin për Paga, të hartuar nga Qeveria, i cili ka nxitur shumë reagime. Presidentja thotë se ka pasur “mospajtime të mëdha” dhe se kritikohen mes vete.

“Natyrisht se ka tema ku nuk pajtohemi, por i zgjidhim të gjitha sepse ka qëllim reciprok. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi shpesh mes vete. Ta zëmë në Ligjin për Paga kam pasur mospajtime të mëdha të cilat janë shpreh dhe shpresoj që kanë me u marrë parasysh këto vërejte sepse ka sektorë që duhet të trajtohen më dinjitetshëm, sektorë që e mbajnë gjallë shtetin tonë që e mbrojnë atë”, tha Presidentja.

Vjosa Osmani u bë Presidente pas një marrëveshjeje me parazgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje, në listën e së cilës ajo hyri me partinë që e krijoi pas daljes nga LDK-ja, në 2020-n.

Ajo është Presidente që nga prilli i 2021-s. Përgjatë mandatit të saj, Osmani është kritikuar se nuk ka treguar lidership dhe as qëndrime të saj si Presidente, por ka përcjell qëndrimet e Kryeministrit Kurti. Kritikët e kanë quajtur Presidenten që është juriste me profesion “notere e Kurtit”.

Presidentja Osmani nuk ka reaguar për shkeljet e Kushtetutës nga zyrtarë të kabinetit qeveritar, as për dyshimet për përfshirje në korrupsion, si në rastin e Ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishajt.

Nga opozita, Presidentja është akuzuar për anim politik kah Lëvizja Vetëvendosje dhe se nuk e ka bartur rolin kushtetutës për unitet politik në vend. As Presidentja nuk ka kursyer opozitën nga akuzat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments