Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeMolliqaj: Nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për t’u dukur se...

Molliqaj: Nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për t’u dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shkruar se nocioni i monoetnicitetit  është lansuar nga Qeveria, që sipas tij, të duket sikur po përmirësohet statuti i asociacionit. Molliqaj thotë se në fund nuk do të jetë asociacion monoetnik.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se asociacioni është i dëmshëm “në secilin version” dhe i papranueshëm.

“Ky nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për tu dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit, e versioni final, dihet, nuk ka me qenë MONO. Kurrë nuk ka pas me qenë. As atëherë kur kundërshtohej me protesta e aksione brenda Kuvendit. Asociacioni është i dëmshëm tashmë, në secilin version. Dhe si i tillë absolutisht i papranueshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për a kundër Asociacionit, të bëhemi bashkë!

Ky nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për tu dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit, e versioni final, dihet, nuk ka me qenë MONO. Kurrë nuk ka pas me qenë. As atëherë kur kundërshtohej me protesta e aksione brenda Kuvendit. Asociacioni është i dëmshëm tashmë, në secilin version. Dhe si i tillë absolutisht i papranueshëm.

Strategjia është kjo: shpike problemin, luftoje atë dhe shpalle suksesin. E tërë kjo pjellë e imagjinatës (së rrezikshme). Qeveria luftë kryesore e ka me mbështetësit e saj. Ka detyrë t’i përgjigjet pyetjes së vështirë: si të duket parimore dhe e drejtë, pa qenë e tillë. Kjo e tejkalon temën e asociacionit. Është në pyetje qenia e tyre polike.

Këta krijojnë insinuata dhe kur ato nuk ndodhin (se janë shpikje, kryesisht duke keqpërdorur situata e gjendje njerëzish) atëherë na japin lajmin e suksesit, se si këta e ndalen, përmirësuan apo ndaluan. Që të tri deklaratat janë gënjeshtra.

Prandaj organizimi për një shoqëri më të barabartë duhet ta tejkalojë konfliktin rreth asociacionit. Edhe ata që janë kundër dhe ata që janë për, kanë arsye të fuqishme për tu bashkuar. Duhet të organizohemi në kundërshtim të gjithë ne që nuk durojmë të qeverisemi me modele politike dogmatike, autoritare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments