Monday, May 6, 2024
HomeLajmeKosovaMKRS, 415 mijë euro për objektin që s’e shfrytëzoi?

MKRS, 415 mijë euro për objektin që s’e shfrytëzoi?

Ministria e Kulturës rrezikon të paguajë më shumë se 415 mijë euro për qiranë e një objekti që e kontraktoi, por nuk e shfrytëzoi kurrë. Më 17 Shtator të vitit 2019, kjo ministri kishte nënshkruar kontratë me kompaninë Ramiz Sadiku SH.P.K për të marrë në shfrytëzim me qira ambiente me sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë në këtë kompleks afarist.

 

Por, me gjithë vendimin e ish-ministrit të Administratës Publike , Mahir Yagcilar, të datës 18 Dhjetor 2019, për zhvendosjen e përkohshme të MKRS-së nga objekti në shesh për ta liruar atë për Presidencën, bartja nuk ndodhi kurrë.

Për dhjetë muaj kreditori Ramiz Sadiku SH.P.K. lëshoi faturat, sipas kontratës, edhe pse objekti nuk u shfrytëzua nga ministria.

Gati njëmbëdhjetë muaj pas nënshkrimit, në Gusht të vitit 2020, ministria e kishte anuluar kontratën, e cila parashihte pagesë mujore prej 45 mijë Eurosh për hapësirën prej 2500 metrash katrorë.

Por, kreditori Ramiz Sadiku SH.P.K. nuk ka hequr dorë nga borxhi i papaguar nga ministria.

Lidhur me këtë ka një urdhër përmbarimor, i cili e obligon ministrinë të paguajë 415 mijë Euro, si dhe një ankesë të Ministrisë në Gjykatën Themelore kundër këtij urdhri përmbarimor.

Derisa, Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit, përmbaruesi privat dhe kompania Ramiz Sadiku SH.P.K. kanë konfirmuar se ende nuk ka vendim lidhur me rastin.

Kontrata dy vjeçare, e cila ishte në fuqi për gati njëmbëdhjetë muaj, pos pagesës mujore prej 45 mijë Eurosh, parashihte që ministria të paguajë edhe shpenzimet komunale, si dhe ato energjisë, ngrohjes dhe mirëmbajtjes.

Neni 6 i kontratës tre-faqëshe thotë se Ministria e Kulturës do të ndal, në burim, tatimin mbi qiranë për çdo muaj nga shuma prej 45 mijë euro, sipas legjislacionit në fuqi.

Më 2016, Zyra e Presidentit kishte kërkuar zyrtarisht zhvendosjen në atë që njihet si ish-objekti i partive, në sheshin Nënë Tereza, i cili ende vazhdon të shërbejë si ambient pune për Ministrinë e Kulturës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments