Ministrja e Mbrojtjes e Luksemburgut, Yuriko Backes, ka filluar një vizitë zyrtare në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 3 korrik.
Në kuadër të kësaj vizite, Backes do të pritet në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 12:00, siç bëhet e ditur nga një njoftim i Presidencës.
Vizita e ministrës Backes, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të qeverisë të Luksemburgut, përfshin takime dhe aktivitete të rëndësishme. Ajo është e shoqëruar nga homologu i saj belg, ministri i Mbrojtjes dhe Tregtisë së Jashtme, Theo Francken, dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjenerali Steve Thull.
Gjatë vizitës, ministrja Backes do të takohet me anëtarët e Detashmentit të Mbikëqyrjes Ajrore të Beneluksit, i cili udhëhiqet nga Luksemburgu dhe është pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR).
Po ashtu, agjenda e ministres do të përfshijë takime dypalëshe me udhëheqës të lartë politikë të Kosovës, të cilat do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.