Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeMinistria e Shëndetësisë blen produkte për infuzione nga prodhues nga Serbia

Ministria e Shëndetësisë blen produkte për infuzione nga prodhues nga Serbia

Ministria e Shëndetësisë ka blerë mbi 80 mijë copë produkte për infuzion të prodhuara në Serbi ndërsa 30 mijë të tjera të prodhuara në Greqi. Këto produkte do të sillen në Kosovë nga një kompani me seli në Graçanicë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë kishte hapur tender në tetor të vitit të kaluar për ‘Furnizim me barna nga L.E’  të ndarë në 21 lote gjithsej ndërsa në janar u nënshkruan kontratat me kompanitë fituese.

 

Dy nga këto lote i ka fituar kompania “Exclusive Corporation”  me seli në Graçanicë. Kjo kompani do të furnizojë Ministrinë e Shëndetësisë me produkte të nevojshme për infuzion.

Nga loti 17 “Exclusive Corporation”  do të furnizojë deponë e Ministrisë së Shëndetësisë me mbi 80 mijë copë të produktit Glucose 5% (izotenik) 500 ml solucion për infuzion.

Ky produkt siç është deklaruar nga kompania prodhohet nga Hemofar mAD në Serbi. 80 mijë e 400 copë të  Glucose 5% (izotenik) 500 ml solucion për infuzion kanë kushtuar 28 mijë e 140 euro.

 

Kompania “Exclusive Corporation” SH.P.K. është shpallur fituese edhe në lotin 16 të tenderit për furnizim me barna për furnizim me Glucose 5% (izotenik) 100ml solucion për infuzion.

Por ky produkt do të sillet në Kosovë përmes kësaj kompanie nga Greqia, përkatësisht nga Demo S.A.

785 mijë e 467 euro është vlera e parashikuar etenderit për furnizim me barna ndërsa kontratat për lotin 16 dhe 17 janë nënshkruar më 20 janar të këtij viti./Kallxo

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments