Friday, November 8, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri i Shëndetësisë: Kontigjenti i dytë i vaksinave vjen në fund të...

Ministri i Shëndetësisë: Kontigjenti i dytë i vaksinave vjen në fund të prillit ose në fillim të majit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se kontigjenti i dytë i vaksinave nga COVAX do të arrijnë në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit maj.

Ministri Vitia në një konferencë për media tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po punojnë me partnerët dhe miqtë e Kosovës që sa më parë doza të tjera të sillen në Kosovë, me qëllim që pas përfundimit të fazës së parë, të shkohet me fazën e dytë të vaksinimit, ku mbulohe më shumë kategori të qytetarëve.

“Njoftimet nga COVAX se kontigjenti i dytë i vaksinave përmes kësaj skeme mund të arrijnë në Kosovë në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit që vjen dhe kjo do të krijonte më shumë mundësi për zgjerim të vaksinimit. Ata, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca tani, të dytën do ta marrin në qershor, sipas kartelës së vaksinimit, ku janë të shënuara këto detaje’, tha Ministri Vitia.

Ai theksoi se zyrtarisht nuk janë paraqitur efekte anësore të padëshirueshme tek personat e vaksinuar deri më tani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Shpallje të pavlefshme

Shpallje të pavlefshme

Recent Comments