Friday, April 19, 2024
HomeBotaMinistri grek bisedon me Lajçak

Ministri grek bisedon me Lajçak

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka biseduar në telefon me Miroslav Lajcak, përfaqësues special i BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

 

“Ne biseduam për ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor,” shkroi Dendias në Twitter.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por Athina zyrtare ka njoftuar se do të ndihmojë Kosovën të marrë liberalizimin e vizave për udhëtimet në BE.

Kosova dhe Greqia kohët e fundit kanë forcuar bashkëpunimin ekonomik, kështu që forumi i tretë i përbashkët ekonomik për energjinë u mbajt në prill, organizuar nga ministritë e tyre të jashtme.

Këtë javë, Athina i tha Beogradit se nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës, por që, siç thonë burimet e Ministrisë së Jashtme greke, “qëndrimi i saj ndaj Kosovës nuk po ndryshon, por Kosova po përmirëson praninë e saj në Greqi”, raportojnë mediat serbe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments