Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri Aliu: Shumë shpejt shërbime ajrore midis Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë...

Ministri Aliu: Shumë shpejt shërbime ajrore midis Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite

Është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për shërbime ajrore midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se nëpërmjet kësaj nisme, pasur parasysh faktin se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve.

“Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për shërbime ajrore midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Nëpërmjet kësaj nisme, pasur parasysh faktin se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve, do të kontribuojmë në 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐮𝐤𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 dhe realizimin e 𝐟𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐢𝐫𝐞𝐤𝐭𝐞 nga të dyja anët, e po ashtu në ofrimin e rritjes së shërbimeve më cilësore dhe të sigurta”, ka shkruar ministri Aliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments