Wednesday, April 24, 2024
HomeSportMilan prinë në garë para Arsenal për yllin holandez

Milan prinë në garë para Arsenal për yllin holandez

AC Milan është favoriti para Arsenalit në garë për sulmuesin e Club Brugge, Noa Lang, që kushton 30 milionë euro.

 

Sipas Nieuwsblad në Belgjikë, Leeds United gjithashtu janë të interesuar, por “Rossonerët” janë favoriti.

22-vjeçari bëri debutimin për Holandën këtë muaj dhe tani ka dy paraqitje.

Lang mund të luajë në tre pozita në sulm, në qendër, majtë ose djathtë.

Lang ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në 2025, por nuk është në nxitim që të largohet nga Club Brugge.

Kartoni i futbollistit falë paraqitjeve të shkëlqyer thuhet se është 30 milionë euro.

Holandezi ka shënuar katër gola dhe dhuruar katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

Ndërkohë, sulmuesi në të kaluarën ka qenë pjesë e akademive si Feyenoord dhe Ajax.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments