Thursday, March 28, 2024
HomeTop LajmetMilaim Zeka: Donika Gërvalla në rrethin e saj të bashkëpunëtorëve të ngushtë...

Milaim Zeka: Donika Gërvalla në rrethin e saj të bashkëpunëtorëve të ngushtë ka njerëz të UBD-ës

Gazetari Milazim Zeka ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve ka njerëz të UDB-as serbe.

Këtë deklaratë Zeka e dha në emisionin “Frontal”, në T7.

“Donika Gërvalla në mesin e stafit ka të afërm me UDB-an dhe me ish-ushtrinë Jugosllave dhe nuk i vjen turp që të punojë  me ta. Kjo rren”, ka thënë ai.

Më tutje ai i ka përmendur tri gabimet që i ka bërë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ai tha se përmendja e gjenocidit të Gjermanisë ndaj Serbisë, përmendja e çlirimit të Kosovës me 14 shkurt 2021 dhe se Jusuf Gërvalla është vrarë në tokën e huaj janë tri gabimet kryesore të Gërvallës.

Nuk doja t’i përmendja hatri i Jusufit, por, ajo çfarë më ka shokuar janë se ka përdorur emrin gjenocid, që Gjermania ka bërë gjenocid ndaj Serbisë. Nuk shkruan askund që Gjermania ka bërë gjenocid ndaj Serbisë. Ajo ka thënë jemi çlirimtar kur të gjithë e dinë që ne jemi çliruar në 1999.  Ajo tha që babi im është vrarë në tokë të huaj e që Gjermani nuk ishte tokë e huaj për të sepse i ishte pranuar azili politik. Këto janë tri gabimet e mëdha që i ka bërë Donika Gërvalla”, tha ai në emisionin “Frontal” në T7.

“Donika Gërvalla mendoj që nuk është duke u sjell si Ministre e Punëve të Jashtme”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments