Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaMijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, pamje nga kufiri

Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, pamje nga kufiri

Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë, këtë fundjavë.

Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.

Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.

Sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyre në Shqipëri më shume se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari, por edhe qytetet e tjera turistike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments