Saturday, November 9, 2024
HomeLajmeKosovaMiftaraj: Përveç Osmanit dhe Kurtit edhe Meta dhe Rama mund të garantojnë...

Miftaraj: Përveç Osmanit dhe Kurtit edhe Meta dhe Rama mund të garantojnë mbrojtjen në liri të Thaçit

Jo vetëm Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, por edhe Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të garantojnë për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

Kështu është shprehur për arbresh.info drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

Sipas tij, praktika e ndërtuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi për të ofruar siguri dhe garancë nga shteti lidhur me shtetas të caktuar që kanë qenë subjekt i aktakuzave për krime lufte, si duket është duke u marr si praktikë edhe nga Gjykata Speciale, duke marr për bazë vendimin e fundit.

Miftaraj tha se nëse një garanci e tillë nuk bëhet nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, ajo mund të bëhet edhe nga presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

“Nëse kjo nuk garantohet nga Kosova, e njëjta mund të garantohet nga Shqipëria, respektivisht nga Presidenti Meta apo Kryeministri Rama, por që nuk e kanë peshën dhe rëndësinë e njëjtë sikur kjo ë vinte nga Kosova”, u shpreh Miftaraj.

Ai, pohon se para se të japin një garancë të tillë para Dhomave të Specializuara, qoftë institucionet e Kosovës, apo ato të Shqipërisë, duhet të marrin edhe ato një siguri nga të akuzuarit dhe avokatet e tyre se do të respektojnë masat e caktuara nga gjykata.

“Duke marr për bazë se një garancë e tillë do të mund të zbatohet edhe për të akuzuarit e tjerë, institucionet në Kosovë si Presidenca por edhe Zyra e Kryeministrit para se të marrin një vendim të tillë për të garantuar, sigurisht do të duhej të merrnin garancion ose siguri nga vet të akuzuarit dhe avokatet e tyre se do të respektojnë masat e caktuara nga gjykata nëse do të liheshin për tu mbrojtur në liri. Në raste të tilla fjala dhe premtimi i Presidentit dhe Kryeministrit kanë peshë andaj edhe merren si të mirëqena nga gjykata speciale”, thotë Miftaraj.

Ndryshe, një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës publikoi vendimet refuzuese në lidhje me aplikimet e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për lirim me kusht apo të përkohshëm.

Megjithatë, paneli i kësaj gjykate ka lënë një mundësi të hapur.

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shprehur qëndrimin se ekzistenca e një Shteti të Tretë mund të shihet si “ofertë” vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht.

“Një ofertë e tillë mund të jetë më precize dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, duke ndjekur ato logjika e argumentit të Panelit, atëherë mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për çështje dhe oferta e Shtetit të Tretë në asnjë mënyrë nuk e garanton atë se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë vetëm dua të ngre ndërgjegjësimin, domethënë se një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet nga garancitë, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibër në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohetserioyisht nga gjyqtari i procedurës paraprake ose kolegji kompetent”, thuhet në vendimin e Dhomës së Apelit të nënshkruar nga gjyqtari Judge Kai Ambos, në lidhje me apelimin për lirimin me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Shpallje të pavlefshme

Shpallje të pavlefshme

Recent Comments