Saturday, December 7, 2024
HomeLajmeKosovaMiftaraj për kosovarët që shkuan në Shqipëri: Arsyetimi i Qeverisë kot fare,...

Miftaraj për kosovarët që shkuan në Shqipëri: Arsyetimi i Qeverisë kot fare, mos na ofendoni intelegjencën

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka quajtur të kot reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për fluksin e kosovarëve drejtë Shqipërisë gjatë fundjavës.

Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se reagimi i Qeverisë është shumë i kot.

“Ama a flasim drejtë, kafja shijon më shumë në bregdet! E kur kafja pihet në Shqipëri, shpirti të kënaqet, e ndjen, e përjeton!  E nëse flasim edhe më drejtë, arsyetimi i qeverisë kot fare, ama shumë kot bre.  Ma mirë mos fol, e mos na ofendo inteligjencën”, ka shkruar Miftaraj.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e kosovarëve për ta kaluar fundjavën në Shqipëri. Sipas tij këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa në prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments