Monday, May 6, 2024
HomeLajmeKosovaMiftaraj kërkon që të lëshohet urdhërarrest ndaj deputetes së VV-së

Miftaraj kërkon që të lëshohet urdhërarrest ndaj deputetes së VV-së

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi që deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi nuk ka shkuar sot në seancën gjyqësore ku e njëjta po akuzohet për korrupsion, e rrjedhimisht, seanca ka dështuar.

Ai ka bërë thirrje për gjykatësin, duke thënë se ndaj deputetes së LVV-së duhet të lëshohet urdhërarrest për ta sjellë me dhunë në seancë.

“O gjykates, shfrytezo dhe zbato ligjin, nese e akuzuara per korrupsion deputetja Vrenezi e injoron gjykaten dhe ligjin, lesho urdher arrest, sjelle me dhune ne gjykate. Veq pse është ne pushtet, nuk do te thote se e njejta eshte mbi ligjin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Deputetja Jetmire Vrenezi nga Levizja Vetvendosje e akuzuar per korrupsion shkon ne seance ne Kuvend te Kosoves, e injoron gjykaten, deshton seanca gjyqesore.

Shtet hajgare!Qeverisje ndryshe, JO!Qeverisje e njejte si në 20 vitet e fundit, PO!O gjykates, shfrytezo dhe zbato ligjin, nese e akuzuara per korrupsion deputetja Vrenezi e injoron gjykaten dhe ligjin, lesho urdher arrest, sjelle me dhune ne gjykate. Veq pse eshte ne pushtet, nuk do te thote se e njejta eshte mbi ligjin.Mozomakeq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments