Saturday, April 20, 2024
HomeTeknologjiMICROSOFT LANSON OFFICE 2021 TË NJËJTËN DITË ME WINDOWS 11 – 5...

MICROSOFT LANSON OFFICE 2021 TË NJËJTËN DITË ME WINDOWS 11 – 5 TETOR

Microsoft ka njoftuar se më 5 tetor do të lansoj në treg Office 2021, të njëjtën ditë kur edhe do të lansohet edhe sistemi i ri operativ Windows 11.

 

Sikurse versioni Office 2019, Office 2021 do të jetë i qasshëm për Windows dhe macOS. Kjo pako është e dedikuar për ata që nuk duan të bëjnë parapagesë për Microsoft 365.

Microsoft ka premtuar se detaje tjera do të zbulojë së shpejti për Office 2021. E nga raportimet e mëparshme, dihet që pakoja softuerike do të ketë përmirësime të shumta që u zbuluan në versionin Office LTSC.

Gjiganti amerikan ka njoftuar se planifikon të përkrah softuerin për të paktën pesë vite, e nga fillimi i punës me të do të mund të shfrytëzohet nga sistemet 32 dhe 64 bit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments