Thursday, April 25, 2024
HomeSportMessi kthehet në stërvitje te PSG, gati për Man Cityn

Messi kthehet në stërvitje te PSG, gati për Man Cityn

Ylli argjentinas, Leo Messi duket se ka lënë anash lëndimin e tij që e pësoi në gju javën e kaluar, dhe tashmë është rikthyer në stërvitje me parisienët.

Paris Saint-Germain ende nuk ka zbuluar nëse fituesi gjashtë herë i Topit të Artë do të jetë pjesë e planeve të tyre për përplasjen ndaj Manchester Cityt në ‘Parc des Princes’ në mesjavë, por ai është fotografuar në stërvitje të plotë me skuadrën.

PSG publikoi një video stërvitore 15-minutëshe të hënën, me Messin duke luajtur një pjesë të plotë në seancë, dhe kjo mund të nënkuptojë që argjentinasi mund të luajë të martën.

34-vjeçari mori një goditje të lehtë gjatë një dalje për PSG kundër Lyon më 19 shtator.

Kjo ishte vetëm paraqitja e tij e tretë për klubin e tij të ri që kur u transferua në ‘Parc des Princes’ pas largimit të tij të papritur nga Barcelona gjatë verës.

Ai nuk luajti në fitoren 2-0 të PSG ndaj Montpellier të shtunën, pasi u detyrua të shikonte nga tribuna por një rikthim i argjentinasit tani është afër që të ndodhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments