Saturday, May 4, 2024
HomeSportMessi: Benzema e meritoi Topin e Artë, është futbollist i mrekullueshëm

Messi: Benzema e meritoi Topin e Artë, është futbollist i mrekullueshëm

Lionel Messi është kandidati kryesor për fitimin e Topit të Artë 2023, edhe pse Erling Haaland, i cili shënoi pafund dhe fitoi gjithçka me Manchester Cityn, është një rival i fortë për çmimin prestigjioz.

Gjithsesi, “pleshti”, i cili realizoi ëndrrën e madhe për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën e tij, cilësohet në masë të gjërë si favorit.

Nëse ia del, atëherë do të fitonte Topin e Artë për herë të tetë në karrierë!

Legjenda argjentinase, që aktualisht luan në MLS me Inter Miami, nuk i ka kursyer elozhet për Karim Benzema, fituesin në fuqi të Topit të Artë.

“Benzema e meritoi vërtetë fitimin e Topit të Artë. Si për sezonin e jashtëzakonshëm që pati me Realin, ashtu edhe për karrierën e tij. Karim është një futbollist i mrekullueshëm. Çmimi që fitoi është i rëndësishëm për të dhe futbollin”, theksoi Messi në lidhje me sulmuesin e Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments