Monday, May 20, 2024
HomeSportMësohet strategjia e Realit, shesin Hazard dhe blejnë Haaland

Mësohet strategjia e Realit, shesin Hazard dhe blejnë Haaland

Edhe pse në krye të tabelës, Real Madrid e gjen vetën në situatë jo të lehtë.

Pas rezultateve jo pozitive nga Espanyol dhe Sheriff, skuadra e Carlo Ancelottit dëshiron përforcime që në të ardhmen të garojë për trofe.

Karim Benzema është lojtari më në formë te Real Madrid, por zhgënjimi i vërtet ka qenë Eden Hazard, që prej kalimit në “Santiago Bernabeu”.

Pas lëndimit të fundit me Belgjikën, presidentit Florentino Perez i ka humbur durimi.

Sipas Sport, klubi madrilen është duke shikuar mundësitë për ta shitur dhe të transferojnë pastaj yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Problemi i vetëm është pyetja, kush do ta blejë belgun? Çmimi nuk do jetë i lirë, por shkaku i lëndimeve të shpeshta do ndikojë që klubet të mos e paguajnë.

Që prej transferimit te Real nga Chelsea, supozohej se do ishte galaktiku i radhës, por gjërat nuk shkuan sipas planit.

Lojtari ka munguar në 60 ndeshje, sipas Transfermarkt, ka qenë jashtë fushës për 416 ditë dhe ky numërim vazhdon tutje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments