Saturday, May 18, 2024
HomeBotaMerkel thotë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti

Merkel thotë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti

Korrespondenti i televizionit Sky News për Evropë, Adam Parsons, ka raportuar se kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti i vitit të ardhshëm.

Gazetari ka raportuar nga konferenca për medie e udhëheqësve gjermanë, të cilët diskutuan për masat e mëtejme kundër pandemisë në kohën kur ekonomia më e fuqishme evropiane po përballet me valën e katërt të infeksioneve.

Qeveria gjermane do të vendosë edhe kufizime të reja rreth kontakteve sociale për të pavaksinuarit. Mediet lokale po i përshkruajnë masat si “izolim për të pavaksinuarit”.

Gazeta Express më herët të enjten raportoi se gjermanët mund të përballen me masa të reja, sidomos ata që nuk janë vaksinuar.

Për ata që e njohin gjuhën gjermane, konferencën për gazetarë të udhëheqësve të Gjermanisë mund ta ndiqni drejtpërdrejt duke klikuar KËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments