Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeMehaj porosi Vuçiqit: Jemi shumë më të fortë se në 98-99

Mehaj porosi Vuçiqit: Jemi shumë më të fortë se në 98-99

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në facebook i është drejtuar presidentit serb se Kosova është shumë herë më fortë se ajo e viteve 1998-1999.

Mehaj është shprehur se forcimi i Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera të sigurisë, tregon pjekurinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës karshi sovranitetit të saj.

“Kërcënimet e  Vuçiçit, kundër shtetësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës, janë permanente dhe përbejnë dëshmi se shteti serb nuk ka mundur dhe nuk ka ndryshuar, por vetëm e ka vazhduar politikën hegjemoniste serbo-madhe.

I rikujtoj presidentit serb, se Kosova është shumë herë më fortë se ajo e viteve 1998-1999, dhe mbi të gjitha në ndërtimin e kapaciteteve të  saja ushtarake. Armatosja  e kësaj të fundit nga armët me moderne, janë dëshmi me e paktë se shteti i jonë është me i fortë se sa duket në pamje të parë.

Po ashtu, forcimi i Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera të sigurisë, tregon pjekurinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës karshi sovranitetit të saj”, ka thënë Mehaj.

Ndërsa ka shtuar se siguria e Republikës së Kosovës është në nivelin me të mirë të mundshëm.

“I siguroj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që siguria e jonë është në nivelin me të mirë të mundshëm, kjo fal rritjeve të kapaciteteve të Ushtrisë sonë, Policisë sonë e organeve të shërbimeve intelegjente të Kosovës, rritje kjo e bere fal mbështetjes së NATO-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qytetaret tonë, duhet të flenë të qete ashtu siç e tha miku im e miku i madh i Kosovës, ambasadori amerikan Jeff Hovenier”, tha Mehaj.

Postimi i plotë:

Kërcënimet e Vuçiçit, kundër shtetësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës, janë permanente dhe përbejnë dëshmi se shteti serb nuk ka mundur dhe nuk ka ndryshuar, por vetëm e ka vazhduar politikën hegjemoniste serbo-madhe.I rikujtoj presidentit serb, se Kosova është shumë herë më fortë se ajo e viteve 1998-1999, dhe mbi të gjitha në ndërtimin e kapaciteteve të saja ushtarake. Armatosja e kësaj të fundit nga armët me moderne, janë dëshmi me e paktë se shteti i jonë është me i fortë se sa duket në pamje të parë. Po ashtu, forcimi i Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera të sigurisë, tregon pjekurinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës karshi sovranitetit të saj.I siguroj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që siguria e jonë është në nivelin me të mirë të mundshëm, kjo fal rritjeve të kapaciteteve të Ushtrisë sonë, Policisë sonë e organeve të shërbimeve intelegjente të Kosovës, rritje kjo e bere fal mbështetjes së NATO-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Qytetaret tonë, duhet të flenë të qete ashtu siç e tha miku im e miku i madh i Kosovës, ambasadori amerikan Jeff Hovenier.Kosova është me fat se krah asaj ka miqtë e saj të prire nga Shteteve e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-së.Sa i takon anëtarësimit të Serbisë në NATO, mendoj se ajo patjetër duhet të anëtarësohet në NATO dhe të largohet nga orbita e orientimit rus. Edhe pse Serbia e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht kundër agresionit rus, kjo ka qenë me shumë formale dhe farsë, kete e din miqt tane fort mir. Kërcënimet e Serbisë për luftë në Kosovë, i ka me qëllim të dëmtimit ekonomik të Republikës sonë.Anëtarësimi i Republikës sonë në NATO, është rruga e vetme dhe përpjekja e jonë për të arritur në këtë Aleancë të vendeve demokratike do të jetë e pandalshme.Kosova duhet të jetë vendi i 33 anëtar i NATO-së. Për këtë punojm çdo ditë e do të punojm në vazhdimësi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments